Zbutësi i rrobave për shumë njerëz është pjesë e domosdoshme për larjen e duhur të rrobave.
Në fakt, zbutësi i rrobave është një element që i jep veshjeve tona butësi dhe aromë fantastike, transmeton Fol Drejt.
A e dini se ka një mënyrë se si mund ta përgatisni zbutësin e rrobave në shtëpi?
Atë mund ta përgatisni ju vetë me disa me përbërës natyralë dhe të lirë.
Për çfarë keni nevojë?
Uthull e bardhë
Bikarbonat natriumi
Ujë
Vaj esencial
1 shishe për ta mbajtur
Mënyra e përgatitjes
Mbushni një tas me rreth 1 litër ujë.
Hidhni 3/4 e gotës së mbushur me sodë buke dhe përziejeni derisa të shkrijë.
Në të njëjtën kohë hidhni rreth 100 ml uthull të bardhë.
Vazhdoni ta përzieni dhe shtoni në të disa pika vaj esencial me aromën tuaj të preferuar.
Trasferojeni përbërjen në një shishe dhe përdoreni zbutësin tuaj sa herë që ju nevojitet./FolDrejt/