Neymar pretendon se bashkëlojtari i Brazilit, Vinicius Junior, duhet të kishte përfunduar në tre të parët në çmimet e Topit të Artë 2022, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Vinicius Junior përfundoi i teti në renditjen e Topit të Artë pas një sezoni ku ai luajti një rol kyç në fitoret e Real Madridit në La Liga dhe Champions League. Neymar përgëzoi fituesin e Topit të Artë Karim Benzema për marrjen e çmimit kryesor, por beson se Vinicius Junior meritonte një përfundim në podium.
“Benzema, top-lojtar i merituar!!” ka shkruar ai në Twitter. “Por Vini jr në vendin e 8-të është një shaka. Ai është minimumi 3.
Benzema përfundoi si fitues pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku shënoi 44 herë në 46 ndeshje. Sadio Mane doli në vendin e dytë pas një tjetër sezoni mbresëlënës me Liverpoolin, përpara kalimit të tij te Bayern Munich, ndërsa mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ishte i treti. /FolDrejt/