Interi vazhdon përpjekjet për të përfshirë në listën e tij Paulo Dybala, i cili, sipas Fabrizio Romano, i ka paraqitur një ofertë zyrtare për një kontratë katërvjeçare argjentinasit 28-vjeçar.
Në fakt, siç raporton gazetari i njohur, negociatat mes dy palëve vijojnë në një atmosferë mjaft pozitive, ku fjalën e parë në betejën për blerjen e tij e kanë “nerazzurët”.
Mirëpo, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, pasi presin detaje për të ardhurat financiare dhe shpërblimet që do të marrë ish-sulmuesi i Juventusit. /abcnews.al/