Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë thuajse në përfundim ka dakordim të dyanshëm për trasenë se nga do të kaloj hekurudha që lidhë Kosovën më Shqipërinë.
Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se hekurudha Prishtinë – Durrës është duke avancuar çdo ditë e më shumë.
Postimi i plotë:
Tashmë përfundimisht, kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kaloj hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
🚆Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin.