Ekonomia kanadeze ka krijuar 35000 vende pune në janar (+0,2%), ndërkohë që niveli i papunësisë është ulur lehtë duke u arritur në 5,5%, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.
Shkalla e papunësisë ka shënuar një rënie të lehtë në janar në Kanada, me 0,1 pikë më e ulët se në dhjetor.
“E gjithë rritja e punësimit u vu re në punën me kohë të plotë, pas rritjes së dhjetorit, kur ekonomia kanadeze kishte krijuar 35000 vende pune, pasi humbi 71000 në nëntor.
“Numri i punëtorëve është rritur në sektorët e prodhimit, ndërtimit dhe bujqësisë”, theksoi Statistique Canada, në një komunikatë duke shtuar se punësimi ishte ulur në sektorin shëndetësor dhe në sektorin e asistencës sociale.