Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë pasi ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.
Distria ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.
Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.
