“Zoti nuk dëshiron të më shoh të vuaj”, tha kolumbianja Martha Sepúlveda Campo, 51 vjeç, e cila ka ALS, një sëmundje degjenerative që prek lëvizshmërinë e saj.
Martha Sepúlveda Campo, një 51-vjeçare kolumbiane, buzëqesh në kamerën e televizorit ndërsa bën shaka dhe kanë festuar me djalin e sajë : Këtë të diel, 10 tetor, ajo do të vdesë nga eutanazia.
“Nga niveli shpirtëror, unë jam plotësisht e qetë,” tha Sepúlveda, e cila e definon veten si “një person shumë besimtar”.
Me kalimin e kohës, simptomat janë përkeqësuar, deri në pikën ku ajo nuk mund të ecë më pa ndihmë. Diagnoza e saj është skleroza amiotrofike anësore, ose ALS, një sëmundje e sistemit nervor që ndikon në lëvizshmërinë e trupit dhe konsiderohet fatale, megjithëse vdekja mund të vijë pas muajsh ose vitesh.
Më 22 korrik, Gjykata Kushtetuese Kolumbiane zgjeroi të drejtën, duke lejuar procedurën “me kusht që pacienti të vuajë nga vuajtje të rënda fizike ose mendore nga dëmtimet trupore ose sëmundje serioze dhe të pashërueshme”, sipas agjencisë EFE.
Katër ditë më vonë, Sepúlveda kërkoi një leje, e cila u dha më 6 gusht.
“Unë jam më e qetë që kur është autorizuar procedura. Unë qesh më shumë, fle më me qetësi, ”tha gruaja, e cila ka mbështetjen e një pjese të madhe të familjes së saj.Raporton nbc.news percjell Foldrejt.com