Kompania ruse e naftës, Lukoil, njoftoi se kanë arritur marrëveshje për blerjen e filialit të Shell-it në Rusi, Shell Neft.
Sipas njoftimit të bërë nga Lukoil, në negociatat me Shell është arritur një marrëveshje për blerjen e 100 për qind të Shell Neft, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej në njoftim u bë e ditur se Shell Neft në Rusi ka 411 stacione karburantesh si dhe një fabrikë në Tver, në perëndim të Rusisë.
Më 8 maj Shell kishte njoftuar se kompania donte të përfundonte të gjitha aktivitetet e saj në sektorin energjetik rus.
Shumë kompani perëndimore, për shkak të sanksioneve të zbatuara pas luftës, pezulluan ose ndërprenë përkohësisht aktivitetet e tyre në Rusi./FolDrejt/