Kompanitë japoneze në shumë sektorë, përfshirë ekonominë, linjat ajrore, telekomin, vazhdojnë të ndërpresin shërbimet e tyre në Rusi.
Prodhuesi japonez i gomave dhe produkteve të gomave “Bridgestone” njoftoi se ka ndërprerë shërbimet e saj në Rusi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kompanitë japoneze në shumë sektorë, përfshirë ekonominë, linjat ajrore, telekomin, vazhdojnë të ndërpresin shërbimet e tyre në Rusi.
“Bridgestone” njoftoi se duke filluar nga fundjava ka ndaluar aktivitetet e saj prodhuese në Rusi.
Kompania e cila ka ngrirë eksportet dhe investimet e reja kundër Rusisë tha se do të vazhdojë të mbështesë financiarisht personelin nën strukturën e saj.
Duke vënë në dukje se ndërprerjet logjistike do të sjellin probleme në furnizimin e pjesëve, kompania tha se edhe kërkesat për produkte kanë rënë.
Kompania ka punësuar rreth 1.000 persona në fabrikën e saj në qytetin Ulyanovsk të Rusisë.
Kompania kërkimore japoneze e kredisë “Teikoku Databank” bëri të ditur se deri në shkurt 2022 në Rusi kanë qenë aktive 347 kompani japoneze./FolDrejt/