Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit konfirmon se lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e thellë.
“Kjo marrëveshje vërteton, marrëveshjen që të jemi krahë njëri-tjetrit në kohëra të mira e të vështira”, është shprehur Osmani, transmeton KlanKosova.tv.
“ShBA-ja është duke vazhduar që të na mbështesë që të arrijmë edhe më shumë. Është koha që të hartojmë politika më të mira për t’u përballur me situatën energjetike. Kosova është e gatshme që ta përqafojë të ardhmen e agjendës së gjelbër”.
“Marrëveshja me MCC është investimi më i madh në dekada me radhë, që do të na ndihmojë që të përballemi me krizën. Marrëveshja në afron drejt një sistemi të energjisë drejt nevojave të së ardhmes”.
Osmani në fjalën e saj e ka përmendur ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, ku ka thënë se pot ë ishte ajo gjallë do të ndjehej krenare me këtë marrëveshje.