Australia më parë ka shpallur si organizatë terroriste Brigadat Ezzeddin al-Qassam, krahun ushtarak të Hamasit, ndërsa me vendimin e ri ajo ka ndaluar edhe krahun politik të Hamasit.
Ministrja e Brendshme e Australisë, Karen Andrews, njoftoi se do të vendosin në listën e organizatave terroriste Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamas) e cila drejton Gazën në Palestinë, shkruan AA.
Në një deklaratë me shkrim në faqen e internetit të ministrisë së brendshme, Andrews ka njoftuar se Australia ka përditësuar listën e saj të organizatave terroriste dhe se bashkë me Hamasin në këtë listë do të përfshihen edhe Hayat Tahrir al-Sham në Siri, Hurras al-Din dhe grupin National Socialist Order me qendër në SHBA.
Qeveria e Australisë është fokusuar të mbrojë australianët nga terrorizmi dhe ekstremizmat që përmbajnë dhunë, theksoi Andrews, duke shtuar se “pikëpamjet e Hamasit dhe grupeve të dhunshme ekstremiste të listuara sot janë thellësisht shqetësuese dhe nuk ka vend për ideologjinë e tyre të urryer në Australi”, transmeton Fol Drejt.
Australia më parë ka shpallur si organizatë terroriste Brigadat Ezzeddin al-Qassam, krahun ushtarak të Hamasit, ndërsa me vendimin e ri ajo ka ndaluar edhe krahun politik të Hamasit.
Sipas ligjeve të Australisë, ata që shpallen fajtorë për akte terroriste dënohen me burg deri në 25 vite./FolDrejt/