Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se si pritet të duket rruga “Rexhep Luci” e cila do të mbyllet për qarkullimin e veturave dhe parkimin e tyre.
Për këtë Rama njoftoi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Një hap i madh drejt një mjedisi më të pastër dhe një qyteti më të qetë!
Me mbylljen e rrugës “Rexhep Luci” për qarkullimin e parkimin e veturave patëm një synim të qartë: të promovojmë mjedisin, të sigurojmë më shumë hapësira të gjelbëra dhe të krijojmë një qytet më të përshtatshëm për të gjithë banorët dhe këmbësorët.
Çfarë do të sjellë kjo ndryshim?
Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut.
Më shumë hapësira të gjelbëra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftimin e Ramës.
Më poshtë ju sjellim pamjet se si pritet të duket kjo rrugë./FolDrejt/