Kryeministri, Albin Kurti, në 365 ditë qeverisje pati goxha deklarime interesante.
Ato shumicën e herëve lidheshin me krizën energjetike.
Të tilla ishin rastet kur tregonte se në shtëpi ngrohet me batanije, njëjtë si kur arsyetonte rritjen e çmimit të rrymës, njofton Klan Kosova.
“Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjesht kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë që do të vazhdojnë të kenë. Përndryshe nuk shpenzojnë”, pati thënë Kurti në Kuvend.
Në vazhdën e problemeve me rrymën e çmimet e rritura të produkteve, Kurti gjeti kohë edhe për festa.
Një e tillë ishte 7 marsi, ku për mësuesen gjeti përshkrim interesant.
“Nëse nëna është mësuesja e parë, mësuesja e parë është nëna e dytë”
Krahasim që habiti të gjithë, shefi i ekzekutivit bëri edhe kur takoi mësuesin e babait. Atë ditë tha se aq i rëndësishëm sa prindi është edhe prindi i prindit e që nuk është gjyshi.