Mediumi francez L’Equipe ka publikuar lajme më ekskluzive ditët e fundit në lidhje me kontratat dhe pagat në futbollin francez.
I fundit prej tyre i referohet Kylian Mbappe, sulmuesit 24-vjeçar të PSG-së dhe të kombëtares franceze, i cili kryeson edhe tabelën e golashënuesve këtë sezon me 19 gola në pjesën aktuale të sezonit.
Sipas informacioneve të tyre, kampioni francez i ka paguar së fundmi Kylian Mbappes një shumë të barabartë me dhjetë pagat e tij mujore. Më saktësisht, bëhet fjalë për një shifër prej 60 milionë eurosh që sulmuesi ka marrë falë një klauzole të veçantë në kontratë të quajtur “klauzolë besnikërie”.
Sipas saj, PSG është i detyruar t’ia paguajë Mbappes atë shumë çdo sezon që ai qëndron në klub. Kur kësaj i shtohet edhe paga e tij vjetore prej 72 milionë eurosh, bëhet fjalë për një shifër prej 132 milionë eurosh që PSG do t’i paguajë Mbappes vetëm për këtë sezon. Me këtë duan ta inkurajojnë që të nënshkruajë kontratë të re. Ky aktual skadon në verën e vitit 2024 dhe Real Madridi ka disa sezone që po përpiqet ta sjellë atë në klub, transmeton Fol Drejt.