Në tremujorin e parë të këtij viti, nga janari deri në mars 2023, klientët e bankës zvicerane Credit Suisse kanë tërhequr 62.5 miliardë euro nga ajo bankë.
Credit Suisse njoftoi sot se dalja e parave nga banka në prill ishte pak më e ulët, por se trendi i tërheqjes së parave vazhdoi, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.
Departamenti i menaxhimit të aseteve të kësaj banke kishte mjete në vlerë prej 513.4 miliardë euro në fund të marsit, që është pothuajse 29 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në deklaratë./FolDrejt/