Klina me rrethinë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në nënstacionin 110/10kV.
Kështu ka njoftuar KEDS, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije KEDS, po punohet në identifikimin dhe sanimin e shkakut të prishjes, gjë që sipas KEDS-it mund të marrë kohë.
Tutje, KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke i siguruar se po punohet intensivisht në këtë nënstacion, në mënyrë që të kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike sa më parë./FolDrejt/