Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku u ka bërë ftesë protestuesve për Trustin që t’i bashkohen protestës së sotme të veteranëve.
Ai ka deklaruar se trusti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve, transmeton Fol Drejt.
“Trusti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve, prandaj ata që protestojnë për tërheqje të Trustit, lirisht mund të na bashkohen në protestën tonë sepse në protestën tonë do të ketë përkrahje edhe ndaj tyre”, tha Klinaku./FolDrejt/