Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku e konsideron si ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimin e Qeverisë së Kosovës për hartimin e ligjin për verifikimin e veteranëve të UÇK-së.
Sipas tij, derisa prokuroria është duke u marrë me këtë çështje, as OVL e UÇK-së e as Qeveria me propozime të tilla nuk mund të bëjë asgjë në kë të drejtim. Klinaku paralajmëroi sërish protesta sapo Ligji i Pagës minimale të dal në Kuvend për lexim të dytë.
Ndërsa, rezolutën e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kundër pretendimeve të raportit të Dick Marty, e quan të vonuar./21media/