Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, e ka quajtur ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale Jack Smith monstrum që nuk ka punuar për drejtësi, shkruan Fol Drejt.
“Rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike”, shkroi Klinaku në Facebook.
Tutje ai tha se ashtu si Smith, edhe UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, shtoi në fund Klinaku. /FolDrejt/