Faton Klinaku, që mban postin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas një deklarate të presidentit kroat, Zoran Millutinoviq, në të cilën kishte bërë një krahasim me Kosovës dhe Krimesë.
Përmes një postimi në facebook, Klinaku i ka reaguar presidentit kroat, duke thënë se pa luftën e UÇK-së, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi.
“Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta.
Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek.
Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi.”, ka shkruar Klinaku në një postim në Facebook./FolDrejt/