Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, me datё 04.09.2023, rreth orёs 10:15, policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Ukё Zeneli” nё Klinё, njё person posedon armё.
Njësitet relevante kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje.
Nё vendin e ngjarjes janё gjetur dhe sekuestruar njё armё (pistoletё prodhim çekosllovak), dy karikatorë tё sё njëjtёs armë dhe pesёdhjetё e dy fishekë tё kal: 7.65 mm
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.