Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një treni.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45, në fshatin Videjë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë, transmeton Fol Drejt.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në komunikatë të policisë./FolDrejt/