Një grua është raportuar të ketë qenë pa shenja jete brenda një banese në Klinë, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:18.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se pas raportimit, njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.