1 mijë e 542 pacientë kanë marrë shërbime obstetrike-gjinekologjike, në kuadër të Klinikës së Gjinekolgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 2 muajve të parë të vitit 2023, kurse gjatë 24-orëve, klinika trajton mbi 200 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 799 lindje, prej tyre 289 me operacion, 98 si raste urgjente mjekësore, njofton SHSKUK, përcjell Fol Drejt.
Në këtë klinikë është aktivizuar zyra e informatave, e poshtu është bërë përforcimi me staf profesional shtesë (nga stafi i brendshëm), në sallat e lindjes dhe repartet e tjera me ndjeshmëri./FolDrejt/