Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm për 6 mujorin e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë 184 operacione të natyrave së ndyshme krurgjike, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu, bëhet e ditur se mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulantore, 216 ERCP, 106 Gastroskopi, 99 Kolonoksopi dhe shumë shërbime të tjera të Kirurgjisë Abdominale.