Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT Simulator).
CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro, njofton SHSKUK.
Ky CT Simulator identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve.
Kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike./FolDrejt/