Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 24-orët e fundit ka ofruar shërbime shëndetësore për 213 pacientë.
Në këtë periudhë kohre janë kryer 4 operacione në sallën emergjente, janë mjekuar 16 pacientë si pasojë e aksidenteve në trafik, transmeton Fol Drejt.
28 pacientë janë spitalizuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në klinikat kirurgjike dhe internistike./FolDrejt/