Kievi mund të përjetojë “dimrin më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, banorët e Kievit duhet të përgatiten për skenarin e ndërprerjeve të mëdha të energjisë kur të vijnë temperatura të ulëta.
Sipas tij, në rast të skenarit më të keq, ndoshta “do të na duhet të evakuojmë një pjesë të qytetit” edhe pse autoritetet nuk duan që kjo të ndodhë. Klitschko akuzoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të detyrojë njerëzit e Kievit të largohen, duke përdorur sulme në infrastrukturën civile për këtë qëllim.
“Putini dëshiron të terrorizojë njerëzit, duke i detyruar ata të ngrihen si pasojë e mungesës së eneregjise elektrike” dhe kështu të ushtrojë presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha Klitschko.
“Përshtypja ime është se njerëzit do të bëhen më të zemëruar, më të vendosur. Ne nuk do të vdesim ose të ikim, siç dëshiron Putini,” tha ai, duke i bërë thirrje Gjermanisë që urgjentisht të dërgojë ndihma humanitare, duke përfshirë gjeneratorë, rroba të ngrohta dhe gjëra të tjera elementare, në Ukrainë. /FolDrejt/