“I bëj thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit: kurseni sa më shumë energjinë elektrike, sepse situata është ende e vështirë!”, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.
Në Kiev, 450,000 konsumatorë janë sot pa energji elektrike, që është 1.5 herë më shumë se në ditët e mëparshme, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko, raporton Interfax Ukraine.
Ai deklaroi se shkyçja është për shkak të mbingarkesës së nyjës qendrore të sistemit energjetik të vendit pas hedhjes me raketa të objekteve energjetike nga forcat ruse./FolDrejt/