Sipas Klitschko, mungesa e ujit ndodhi për shkak se një objekt i energjisë elektrike pranë Kievit u dëmtua në sulmet e mëngjesit të sotëm.
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas Kiev mëngjesin e sotëm, sipas dëshmitarëve të Reuters në atë qytet, dhe autoritetet rajonale në Ukrainën veriore, lindore dhe qendrore raportuan gjithashtu sulme me raketa, transmeton Fol Drejt.
Dëshmitarët raportojnë se tymi po ngrihet mbi Kiev pas një duzinë shpërthimesh.
Pas sulmit me raketa ruse, pjesë të Kievit pa energji elektrike dhe ujë
Kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko njoftoi se disa pjesë të kryeqytetit ukrainas janë pa energji elektrike dhe ujë pas sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm nga forcat ruse.
Klitschko deklaroi në Telegram se objektet e infrastrukturës jetike ishin në shënjestër, raporton Interfax Ukraine.
Energjia e dëmtuar furnizon 350,000 shtëpi
Në Kiev, gjatë sulmeve me raketa të mëngjesit të sotëm nga forcat ruse, u dëmtua një objekt i energjisë elektrike që furnizon rreth 350,000 familje, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitaly Klitschko.
Ai deklaroi se ekspertët po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike pas dëmtimit të atij objekti dhe se po bëjnë gjithçka për të stabilizuar sa më shpejt situatën e furnizimit me energji elektrike./FolDrejt/