Kievi është ende objektivi kryesor i Rusisë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi banorët që u larguan nga kryeqyteti i Ukrainës se kthimi i tyre nuk është ende i sigurt.
“Fatkeqësisht, sot nuk mund të garantojmë sigurinë e çdo banori. Çdo cep i Ukrainës, çdo qytet dhe vend është i rrezikuar sepse Rusia vazhdon luftën barbare kundër vendit tonë”, tha Klitschko./FolDrejt/