Klitschko deklaroi më parë se si rezultat i sulmit me dron në Kiev, një shpërthim ndodhi në një ndërtesë banimi në lagjen Shevchenko dhe se 18 persona u nxorën nga ndërtesa e sulmuar.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko tha sot se një grua u vra në një sulm me dron rus në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa një person tjetër është ende i varrosur nën rrënoja.
“Gjithçka që po ndodh këtu është terrorizëm,” u tha Klitschko gazetarëve pasi një ndërtesë banimi u godit gjatë një sulmi me dron këtë mëngjes, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.