Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen Holosiivskyi të Kievit, tha, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitchko, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se të plagosurit ishin shtruar në spital.
Në fillim të 26 janarit, një alarm për sulm ajror u shpall në të gjithë Ukrainën. Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan më shumë se 15 raketa lundruese ruse të lëshuara në drejtim të Kievit.
Më herët, Klitschko raportoi shpërthime në lagjen Dniprovskyi të kryeqytetit ukrainas. /FolDrejt/