Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, njoftoi se në qytet kanë ndodhur shpërthime.
Nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko tha se u dëgjuan shpërthime në rrethet Obolonskyi dhe Sviatoshyn. “Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë dyqani në lagjen Sviatoshyn”, theksoi ai, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Duke thënë se zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në pikat ku kanë ndodhur shpërthimet, Klitschko theksoi se sipas informacioneve të disponueshme, nga shpërthimet nuk ka pasur humbje jete.
Në deklaratën e bërë nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit, thuhet se sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin në kryeqytet.
Sipas mediave ukrainase, në mesnatë janë kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) në Kiev dhe disa rajone./FolDrejt/