Kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko, ka apeluar popullatën e këtij qyteti për kujdes të shtuar, teksa bëri të ditur se ora policore do të nis nga 20:00 deri në 07:00.
Ai, gjithashtu ka bërë të ditur edhe disa masa të cilat i kanë marrë, ku ndër të tjera thotë se rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si vjedhje.
Rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si grabitje”, ka thënë Klitschko.
Ndalohet rreptësisht ecja gjatë orës policore, si më parë. Mund të udhëtoni vetëm me makinë me leje të veçanta të stilit ushtarak. Lejet e vjetra nuk janë më të vlefshme;
Ndalesa e transportit nga ora 19:00 deri në 08:00;
Dyqanet, farmacitë janë të hapura nga ora 08:00-19:00;
Nga nesër vendoset ndalimi i shitjes së alkoolit;
Ndryshe, Vitali së bashku me vëllain e tij, ish-kampionin e botës në boks, Wladimir Klischko janë duke luftuar kundër agresionit rus.