Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko tha se sulmi i mbrëmshëm me dron rus në Kiev ishte më masivi që nga fillimi i luftës.
“Shkaku i forcave tona të mbrojtjes ajrore, të 36 dronët u rrëzuan. Ky është sulmi më masiv ndaj qytetit tonë që nga fillimi i luftës”, theksoi Klitschko, transmeton Unian.
Ai tha se mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë dëmtuar ndërtesat e banimit, një kopsht fëmijësh dhe një shkollë, transmeton Fol Drejt.