Ndjekja e Liverpool për mesfushorin maroken Sofyan Amrabat po shkon në drejtimin e duhur pasi është planifikuar takimi i dytë mes dy palëve pas Kupës së Botës në Katar, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Reds po kërkojnë të shtojnë një mesfushor për të forcuar mesfushën e tyre dhe Amrabat ka justifikuar interesat e Liverpool me të bëmat e tij për kombëtaren e Marokut.
Duke folur ekskluzivisht për Empire of the Kop, Anas Bakhkhar i Foot Mercato ka folur për interesin e Liverpool për Amrabat.
Gazetari tha: “Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është takuar me agjentin e Sofyan Amrabat.
“Ishte një takim shumë i mirë, ishte pozitiv dhe ata do të takohen disa ditë pas përfundimit të Kupës së Botës për të parë nëse interesi është i njëjtë për Jurgen Klopp. /FolDrejt/