Ndjekja e Liverpoolit për mesfushorin maroken Sofyan Amrabat po shkon në drejtimin e duhur pasi është planifikuar takimi i dytë mes dy palëve pas Kupës së Botës në Katar.
Reds po kërkojnë të shtojnë një mesfushor për të përforcuar mesfushën e tyre dhe Amrabat ka justifikuar interesat e Liverpool me bëmat e tij për Atlas Lions.
Duke folur ekskluzivisht për Empire of the Kop, Anas Bakhkhar i Foot Mercato ka folur për interesin e Liverpool-it për Amrabat.
Gazetari tha: “Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka takuar agjentin e Sofyan Amrabat.”
“Ishte një takim shumë i mirë, ishte pozitiv dhe ata do të takohen disa ditë pas përfundimit të Kupës së Botës për të parë nëse interesi është i njëjtë për Jurgen Klopp”, transmeton Fol Drejt.