Para derbit të nesërm mes skuadrave Chelsea dhe Liverpool, Klopp ka komentuar me hidhërim shkarkimet aktuale të trajnerëve në Angli, por edhe në vendlindjen e tij.
“Është një javë e çuditshme. Së pari, Antonio Conte u shkarkua në Tottenham, pastaj Julian Nagelsmann në Bayern dhe më pas Brendan Rodgers në Leicester dhe Graham Potter në Chelsea në një kohë shumë të shkurtër”, tha ai.
“I respektoj dhe i dua shumë të dy. Ata janë trajnerë fantastikë, por kjo nuk i ka ndihmuar në këtë botë të rrëmujshme. Unë jam elefanti në dhomë, kjo është arsyeja e vetme që jam ende ulur këtu! Iku i fundit!”, tha Klopp i zemëruar, duke shtuar: “Unë jam i vetëdijshëm për faktin që jam ulur këtu si trajner i Liverpool-it vetëm për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën, jo në këtë sezon”.
Liverpool ka dështuar në këtë sezon. Ai u eliminua herët nga të dyja kupat kombëtare që fitoi sezonin e kaluar, ndërsa nga Liga e Kampionëve, në të cilën sezonin e kaluar arriti deri në finale, tashmë u eliminua në raundin e parë me eliminim. Në kampionat, me humbjen nga Manchester City, ata ranë vetëm në vendin e tetë, tetë pikë nga zona e Champions League, por për momentin janë edhe pa një vend që të çon në Evropë, transmeton Fol Drejt.