Liverpool ka qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje të mundshme huazimi për Kylian Mbappe, por menaxheri Jurgen Klopp i ka hedhur poshtë ato thashetheme, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
“Ne qeshim për këtë”, tha trajneri i Reds për Sky Germany. “Mund të them se mendoj se ai është një lojtar vërtet i mirë, por kushtet financiare nuk na përshtaten aspak.
“Nuk do të doja ta prishja historinë tani, por me sa di unë, nuk ka asgjë për të.
“Por është e mundur që dikush tjetër nga klubi po përgatit diçka dhe dëshiron të më befasojë, por kjo nuk ka ndodhur në tetë vitet që kam qenë këtu. Kjo do të ishte hera e parë.”