Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reflektuar për Botërorin e përfunduar së fundmi në Katar.
Eksperti gjerman beson se triumfi i Argjentinës, i cili mposhti Francën në finale pas penalltive, ishte plotësisht i merituar.
“I përgëzoj nga zemra argjentinasit. Ata e meritonin medaljen e artë, finalja ishte e veçantë. Kur shihni sesi festuan lojtarët dhe i gjithë vendi, e dini se skuadra e duhur fitoi medaljen e artë. Unë jam i lumtur për ta, ata e kanë pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë Klopp.
“Futbollisti më i mirë i kohës sime ia doli të arrijë golin”, ka shtuar ai.
Strategu i Liverpoolit ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e Messit në Katar.
“Ai është më i madhi që kam parë të luajë futboll. Ai po luan shkëlqyeshëm në moshën 35-vjeçare dhe na tregon të gjithëve se sa kohë mund të luajnë futbollistët e mëdhenj në nivelin më të lartë. Ato nuk duhet të fshihen kurrë shumë shpejt”./FolDrejt/