Bundesliga ishte ligë e parë e madhe evropiane që rifilloi sezonin e tyre mes pandemisë së koronavirusit, menaxheri i Liverpoolit Jurgen Klopp po ndiqte ndeshjet e fundit të vendit të tij.
Gjatë festimeve nuk pati përqafime, por ndryshimi më i madh nga loja normale ishte se nuk kishte tifozë në stadium.
Pasi Premier League të jetë në gjendje të fillojë përsëri, stadiumet gjithashtu do të jenë bosh. ‘Reds’ e Klopp janë afër të fitojnë titullin e ligës, dhe ai foli për rikthimin e ekipit të tij në fushë pa tifozë.
“Do të jetë si kjo për disa muaj, por kjo nuk do të thotë që futbolli nuk do të mbetet sporti i mrekullueshëm siç është. Të gjithë filluan të luanin pa tifozët që i rrethojnë ata dhe ne e duam futbollin, jo për atmosferën që ekziston në stadium. “//FolDrejt