Agjenti i Jurgen Klopp, Marc Kosicke, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin menaxherin e Liverpoolit me detyrën e kombëtares gjermane, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Hansi Flick ka pasur vështirësi në këtë rol që nga marrja e drejtimit në gusht 2021, me ish-trajnerin e Bayern Munichut që siguroi vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Ai është nën presion në rritje, por duket se Klopp nuk do ta zëvendësojë 58-vjeçarin së shpejti.
Kosicke i tha gazetarit Christian Falk: “Jurgen ka një kontratë afatgjatë me Liverpool dhe DFB ka një trajner. Kjo nuk është aspak një temë për ne.” /FolDrejt/