Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka besim në aftësinë e Darwin Nunez, pavarësisht përshtatjes së vështirë të lojtarit në Angli.
Sulmuesi 23-vjeçar u ble nga Benfica verën e kaluar për 75 milionë euro, pa përfshirë bonuset, por nuk mundi të vendoset menjëherë te Liverpool, për të cilën u kritikua nga publiku. Nunez ka shënuar dy gola në tre takimet e fundit dhe Klopp beson se uruguaiani ka gjithçka për të pasur sukses: “Darvini është thjesht një makinë, ai është tepër i fortë fizikisht. Në stërvitje shohim se ai po bëhet çdo ditë e më i mirë”, tha trajneri i Reds.
Në total, Darwin Nunez ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në 11 paraqitje për Liverpool-in./FolDrejt/