Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp është i bindur se askush nuk mund të jetë më i madh se Pele, por ajo që ai admironte më shumë ishte përulësia e të madhit të futbollit brazilian, pavarësisht se ishte një nga njerëzit më të njohur në planet, shkruan Reuters.
Pele vdiq të enjten në moshën 82-vjeçare dhe njerëz nga të gjitha sferat e jetës vajtuan vdekjen e të vetmit që fitoi Kupën e Botës tri herë si lojtar.
Klopp tha se ai nuk ka “0.01 për qind të aftësive të Pele” dhe përshkroi se si ai mori një fanell me numrin 10 të Brazilit në ditëlindjen e tij kur takoi ish-sulmuesin dhe të madhin gjerman Franz Beckenbauer në Kupën e Botës 2006.
“Çfarëdo që të më thotë dikush në të ardhmen, Pele ishte më i miri. Nuk do ta harroj. Të dy më treguan se nëse je personi më i famshëm në planet, mund të jesh akoma krejtësisht normal. Kjo është ajo që dua më shumë, e mora si mësim, kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë ”, tha Klopp, transmeton Fol Drejt.