Chelsea dhe Manchester United nuk janë më të interesuar të bëjnë një lëvizje për anësorin e Barcelonës dhe Francës, Ousmane Dembélé verën e ardhshme, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Thuhet se klubet mund të nënshkruajnë me Dembélé për 50 milionë euro sezonin e ardhshëm për shkak të një klauzole në kontratën e tij, megjithatë, paraqitjet e tij jo të mira në Kupën e Botës po i bëjnë ata të rishqyrtojnë vendimin për transferimin e tij. /FolDrejt/