Raportohet se ka dy klube që po luftojnë për të nënshkruar me Roberto Firminon këtë verë, me edhe një opsion tjetër, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Është konfirmuar se braziliani do të largohet nga Liverpool këtë verë si lojtar i lirë kur t’i skadojë kontrata.
Sipas Football Insider, Barcelona dhe Inter Milan kanë shprehur interesimin e tyre për të nënshkruar me Firminon në fund të sezonit. Raporti shton se një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite po përgatit një “ofertë të madhe” për të provuar të joshë Firminon në një lëvizje në Lindjen e Mesme këtë verë. /FolDrejt/