Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, mbetet një nga futbollistët më të komentuara të merkatos së verës.
Lideri i Werder Bremenit po mendon të largohet në verë nga ekipi gjerman. Shtatshkurtri ka shumë ekipe pas vetes, pasi Dortmundi dhe Leipzigu kanë shfaqur interes për të, ndërsa nga Anglia e gjithë situata monitorohet nga Aston Villa. Nuk ka vetëm kaq ekipe në garë, pasi së fundmi ka një ekip të ri që mund t’i bashkohet garës.
Fjala është për Lazion e Igli Tares që mund të befasojë me shqiptarin. Tare ka miqësi me Altin Lalen dhe marrëveshja mund të jetë më e thjeshtë. Shqiptari ka shfaqur shpesh herë simpati për të, ndërsa mund të futet dhe në garë për ta rrëmbyer.