Armando Broja është objektiv i Everton dhe klubi nga Liverpool ka bërë një hap konkret për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Sky Sports News raporton se klubi anglez ka kontaktuar londinezët e Chelsea, që e kanë nën kontratë Brojën.
Lampard e do në skuadrën e tij sulmuesin, i cili sezonin e shkuar i huazuar te Southampton shënoi 9 gola, 6 prej tyre në kampionat.
Everton e do Brojën për të zëvendësuar Richarlison, që e shiti te Tottenham për 60 milionë paund.
Trajneri Thomas Tuchel ndërkohë dëshiron ta ketë sulmuesin gjatë fazës përgatitore, për ta parë nga afër dhe më pas të marrë edhe një vendim. /abcnews.al/