Istanbulspor është “dashuruar” me lojtarët shqiptarë, pasi numri i lojtarëve shqiptarë te skuadra turke mund të shkojë në 5-së.
Kujtojmë se në organikën e tyre janë Eduart Rroca, Kristal Abazaj, Valon Et’hemi dhe Jetmir Topalli, teksa Enriko Papa është shqiptari i fundit që ka rënë në radarët e Istanbulspor.
Papa ka mbyllur aventurën me Botosanin në elitën e kampionatit rumun teksa tashmë konsiderohet si një futbollist i lirë për të zgjedhur vetë të ardhmen e tij. Ish-mesfushori i Tiranës dhe Bylis, prej vitit 2018 ishte pjesë e Botosanit duke u shndërruar në një lider të skuadrës duke iu besuar edhe shiriti i kapitenit./abcnews.al/